Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu shtroi një mërkurën një drekë për nder të anëtarëve të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë. Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, të quajtur "Kina në zhvillim si anije çan erën dhe dallgët - Marrëdhëniet kino-shqiptare në lundrim të vrullshëm", znj. Jiang shtjelloi qëndrimin dhe idetë mbi rrugën e zhvillimit të Kinës dhe të marrëdhënieve kino-shqiptare.
Në drekën e shtruar nga ambasadorja kineze Jiang Yu ishin të pranishëm kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë Koço Kokodhima dhe mbi 20 deputetë të tjerë, këshilltari i çështjeve politike, këshilltari i çështjeve tregtare dhe atasheu ushtarak i ambasadës kineze në Tiranë e diplomatë të tjerë.
Jiang Yu: Kina në zhvillim si anijë çan erë dhe valët, marrëdhëniet kino-shqiptare në lundërim të vurullshëm
Më 22 korrik ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu zhvilloi partinë dreke për anëtarët e grupit miqësor kino-shqipëtare, si dhe mbajti fjalim tematik " Kina në zhvillim si anijë çan erë dhe valët, marrëdhëniet kino-shqiptare në lundërim të vurullshëm", në të cilin ajo shtjelloi qendrimin dhe mendime mbi rrugën, ide të zhvillimit të Kinës dhe marrëdhëniet kino-shqiptare. Kryetari i grupit miqësor kino-shqiptar Kokodhima dhe mbi 20 deputetë, këshilltarët e çështjes politike, të çështjes tregtare dhe asasheu të ambasadës kineze në Shqipëri u paraqitën.
Fjala e ambasadores JIANG Yu me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë
Gëzohem që sot takohem me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë. Ju falenderoj për mbështetjen tuaj për nxitjen e zhvillimit të miqësisë mes dy vendeve tona. Jam e bindur që kjo miqësi do të përparojë në të ardhmen nëpërmjet më shumë shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve. Me rastin e takimit të sotëm, dëshiroj t'ju shtjelloj mbi zhvillimin e Kinës dhe marrëdhëniet kino-shqiptare.
Kur flasim për Kinën, po flasim "Paqen dhe Zhvillimin". Nisur nga aktualiteti i brendshëm dhe i jashtëm, Kina ka zgjedhur rrugën e vet të përshtatshme të zhvillimit me karakterstika socialiste kineze, nëpërmjet Hapjes dhe Reformës mbi 30 vjetësh, vendi ynë ka ecur përpara me hapa gjigante dhe historike në rrugën e zhvillimit. Tani, Kina është bërë ekonomia e dytë e botës, vendi më i madh me rezerva në valutë në monedhën e huaj, vendi më i madh tregtar dhe prodhuesi më i fuqshëm i manifakturës. Tani, ekonomia e Kinës është duke u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Nëqoftëse do të përdornim një metaforë, ekonomia kineze është një anije që lundron në drejtim të paracaktuar, në drejtimin e duhur. Qeveria dhe populli kinez po bëjnë përpjekjet e tyre drejt objektivave të "dy njëqind vjetorit", drejt rilindjes kombëtare, me anë të ndërtimit të një shoqërie realitivisht të begatë, të thellimit të reformës, të sundimit të ligjit dhe të forcimit të disiplinave partiake.
Secili vend ka situatën e vet që ndryshon nga të tjerët, dhe nuk ka një model më të mirë zhvillimi, por një mënyrë më e përshtatshme. Zhvillimi është parimi absolut. Ne jemi të bindur që Kina ka bërë zgjedhje më të përshtatshme dhe më të drejtë. Tani po gjendemi në një periudhë kyçe të reformës dhe të zhvillimit, sepse ekonomia e Kinës ka hyrë në gjendjen e re të zhvillimit. Por në të njëjtën kohë, nuk duhet të anashkalojmë faktin që Kina është një vend në zhvillim, përballë një numri vështirësish dhe sfidash, i duhet mundim i pandërprerë dhe afatgjat në mënyrë që të gjithë banorët kinezë të jetojnë të kënaqur. Për të kapërcyer kërcënimet dhe sfidat, duke marrë parasysh potencialin e ekonomisë kineze, qeveria vendosi të marrë masa përkatëse, të thellojë reformën, të shpejtojë rregullimin e strukturës ekonomike, që të mbajë rritjen me shpejtësi të mesme në të lartë të ekonomisë cilësore.
Të gjithë arritjet që kami pasur në fushën ekonomike e shoqërore kanë të bëjnë me zhvillimin, i cili vjen në prioritet të vëmendjes së qeverisë. Nëse nuk ka ambjent paqësor, zhvillimi do të mbetet vetëm në fjalë, prandaj qeveria dhe populli kinez kanë vendosur të ndjekin rrugën e zhvillimit paqesor, kjo është zgjedhje strategjike që përkon me prirjen e kohës dhe interesat e kinezëve, është rruga që e drejton Kinën në realizimin e mondernizimit. Qëndrueshmëria dhe lulëzimi i botës i sjell shanse Kinës, edhe ansjelltas, Kina është duke përparuar me frymë pionieri gjatë shkëmbimeve të dobishme dhe reciproke me vende të tjera të botës. Tani, Kina po gjendet në një pikë nisjeje të re në historinë, ndërkohë që marrëdhëniet midis Kinës dhe botës po ashtu kanë hapur një faqe të re.
Të dashur miq, kinezët janë paqedashës, kërkojnë harmoni fizike dhe shpirtërore në familje, në shoqëri, me njerëz dhe vende të tjera, ky është një fakt i demonstruar në historinë e saj mbi 5000-vjeçare. Kina do të ngulë këmbë në vazhdimësi në rugën e zhvillimit paqësor dhe strategjinë e hapur me përfitime të ndërsjella, do të zhvillojë bashkëpunimet miqësore me vendet e botës, duke mbajtur përgjegjësinë dhe zbatuar detyrën e saj. Parktikuese e zhvillimit paqësor, nxitëse e zhvillimit të përbashkët, ruajtëse e sistemit shumëpalësh tregtar, pjesëmarrëse e menaxhimit ekonomik global, këto janë emërtimet e sakta për Kinën e sotme.
Njëkohësisht, marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Europian janë duke hyrë në një epokë të re, të cilat synojnë paqen, rritjen, reformën dhe qytetërimin midis Kinës dhe Europës. Kështu po ngrihet një urë e re lidhëse midis Azisë dhe Europës.
Të nderuar deputetë, kur flasim për marrëdhëniet kino-shqiptare, po flasim për "miqësinë dhe bashkëpunim". "Pavarësisht largësisë së dy vendeve tona, ndjemë si fqinjë". Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të thellë tradicionale. Në syrin e kinezëve, populli shqiptar është popull që punon me zell, me karakterstika miqësore dhe aspiron për të ardhmen. Pak muaj kam qëndruar në Shqipëri, por jam shumë e prekur nga miqësia që buron nga zemrat e shqiptarëve ndaj kinezëve. Kjo miqësi është thesar i çmuar që ka rrënjë të thellë në shoqëri, mes njerëzve, është gjithashtu themeli në nxitjen e bashkëpunimeve miqësore. Vitet e fundit, mbi platformën e bashkëpunimit "16 plus 1", pra Bashkëpunimi midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore e Lindore, bashkëpunimi mes dy vendeve tona janë duke u zhvilluar dhe lulëzuar pothuajse në të gjitha fushat, qoftë atë politike, tregtare, qoftë atë njerëzore e kulturore. Të dyja palët duhet të përpiqen bashkarisht të ngrejnë marrëdhënie të mira mes nesh në një nivel më të lartë, dhe lidhur me këtë kam disa sugjerime:
Së pari, duhet të sigurojmë frekuentimet e shpeshta në nivel të lartë. Vitet e fundit, Zoti Kryeministër Edi Rama është takuar me Zotin Kryeminstër Li Keqiang dy herë, në Beograd dhe Bukuresht, të dyja liderët i kushtojnë rëndësi të madhe marrëdhënieve dypalëshe. Në gjysmëvitin e dytë të sivjetshëm, Zoti Rama dhe Zoti Kryeparlamentar Meta do të bëjnë përkatësisht një vizitë në Kinë. Këto shkëmbime do të konsolidojnë më tej bazën politike të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Pekinit.
Së dyti, duhet të nxisim bashkëpunimet konkrete në fushën ekonomiko-tregtare, çka luan rolin e shtyllës mbështetëse në marrëdhëniet kino-shqiptare. Gjatë këtyre viteve, volumi i përgjithshëm i tregtisë është duke rritur, Kina është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, gjithnjë e më shumë kompani kineze fillojnë të hedhin vështrim për tregun shqiptar. Shqipëria kërkon zhvillim të madh ekonomik, kompanitë kineze që janë të famshme në fushën e infrastrukturës, të minierës, të energjisë, të bujqësisë etj., kanë interes të marrin aktivisht pjesë në ndërtimin e ekonomisë shqiptare, nëpërmjet modelit të ri të bashkëpunimit, të kenë përfitime të ndërsjella për të dyja vendet.
Së treti, duhet të zgjerojmë shkëmbimet kultuore dhe vendore. Atmosfera miqësore ndaj njëra-tjetrës siguron një mjedis të përshtatshëm për themelimin e bashkëpunimeve. Javën e kaluar, në bashkëpunim me Muzeum Historik Kombëtar, ambasada kineze ka organizuar me sukses Javën e Filmave Kinezë. Ditët e fundit, bashkia Yangzhou dhe Shantou kanë dërguar delegacione në Shqipëri për shkëmbime miqësore përkatësisht me bashkinë Vlorë dhe Durrës. Ambasada po planifikon gjithashtu një sërë aktivitetesh kulturore mes të rinjve kinezë dhe shqiptarë, gjithashtu bashkëpunimet mes dy radiove shtetërore. Këto shkëmbime do t'i sjellin një frymë të re në miqësinë kino-shqiptare, do të thellojnë njohjen reciproke mes dy popujve.
Marrëdhëniet politike duhen konkretizuar në më shumë fryte të bashkëpunimeve në të gjitha fushat, ndërsa dëshirat e bashkëpunimeve duhet konkretizuar në më shumë veprime. Shqipëria dhe Kina mund të bashkojnë me njëra-tjetrën strategjitë e zhvillimit, kërkesat dhe avantazhet, si dhe modelin e bashkëpunimit.
Të bashkuar, do të fitojmë; të ndarë, do të dështojmë. Kina dëshiron të bashkëpunojë me Shqipërinë mbi çështje dhe fusha ku ato kanë interesa të përbashkëta, si dhe të zgjerojnë këto fusha. "Një brez dhe një rrugë" është platforma e re për të dyja vendet, e cila do t'u sjellë të dyja palëve më shumë shanse dhe risi për thellimin e bashkëpunimit.
Si ambasadore, e kam unë përgjegjësinë më të madhe. Dëshiroj të konsolidoj dhe thelloj miqësinë, besimin politik dhe bashkëpunimet ndërmjet dy vendeve tona. Dua të mbaj kontakt të ngushtë me qarqet e ndryshme shoqërore të Shqipërisë, të gjejmë më shumë burime dhe të konkretizojmë sa më parë planifikimet që kemi diskutuar.
Të nderuar deputetë, dua të përpiqem bashkarisht me ju, me elita nga të gjitha fushat në Shqipëri, që të japim më shumë kontribute të reja për marrëdhëniet miqësore të bashkëpunimit kino-shqiptar.
Ju faleminderit!