PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, forcohen sigurimet shëndetësore për personat me aftësi të kufizuar
2015-07-23 15:14:11 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 医保---Yībǎo---Sigurimet mjekësore

Në Kinë, shpenzimet e riaftësimit të personave me aftësi të kufizuar do të përfshihen në sigurimet mjekësore, sipas Projekt-rregullores së Parandalimit dhe Riaftësimit të Personave me Aftësi të Kufizuar, të publikuar ditët e fundit nga Këshilli i Shtetit i Kinës.

Huang Yonghong është një person me aftësi të kufizuar, si pasojë e osteomielitit. Ajo duhet të mjekohet shpesh në spital. Për këtë ajo i ka thënë gazetarit se ka marrë pjesë në sigurimet mjekësore, prandaj ka ndjekur me vëmendje të madhe përfshirjen e shpenzimeve të riaftësimit në sigurimet mjekësore. Sipas saj, për personat me aftësi të kufizuar që kanë nevojë për riaftësim, shuma e shpenzimeve të riaftësimit varet nga gjendja e tyre fizike, por në përgjithësi këto shpenzime përbëjnë një shpenzim jo të vogël për familjet e tyre.

Ashtu si Huang Yonghong, edhe profesori Guan Xinping i Universitetit Nankai, që studjon sigurimet shoqërore, mendon se masat për riaftësimin dhe garantimin e personave me aftësi të kufizuar, të shtuara në projekt-rregullore, do të ushtrojnë ndikime të thella dhe afatgjata në shoqërinë kineze.

"Së pari, sigurimet mjekësore ndahen në shtresa dhe tipe. Sigurimet mjekësore për punonjësit kanë fuqi më të madhe se ato për qytetarët në përgjithësi. Së dyti, riaftësimi nuk përfshihej prej kohësh në sigurimet mjekësore, ndaj me miratimin e projekt-rregullores, që do të thotë të përfshihet shpenzimet e riaftësimit të personave me aftësi të kufizuar në sigurimet mjekësore, ky do të jetë një përparim i madh."

Ky ekspert shprehu mendimin se në fokus të projekt-rregullores është shlyerja e shpenzimeve të riaftësimit nga sigurimet mjekësore.

Sipas të dhënave të fundit, në Kinë ka gjithësej 85 milionë persona me aftësi të kufizuar dhe mbi 50 milionë prej tyre kanë nevojë për riaftësim. Nga raporti i publikuar nga Federata e Personave me Aftësi të Kufizuar e Kinës del se në vitin 2013, shpenzimet mjekësore për frymë në familjet qytetare me persona me aftësi të kufizuar ishin 1789 juanë, shifër kjo 1.6 herë më e lartë se niveli mesatar. Ndërkohë, shpenzimet përkatëse për frymë në familjet fshatare me persona me aftësi të kufizuar ishin 1032 juanë, 1.7 herë më shumë se niveli mesatar.

Në projekt-rregullore përmendet gjithashtu se do të kryhen falas operacionet dhe do tu jepen aparate ndihmëse falas fëmijëve në moshën 0-6 vjeçe me aftësi të kufizuar të shikimit dhe dëgjimit. Lidhur me këtë, profesori Guan Xinping vuri në dukje se një pjesë e fëmijëve me aftësi të kufizuara, nëse do tu nënshtrohen ndërhyrjeve dhe mjekimeve të duhura, mund të riaftësohen. Kjo është shumë e rëndësishme për jetën e tyre. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China