Në Konferencën e Internetit të Kinës të vitit 2015, ministri i Industrisë dhe Informacionit Miao Wei u shpreh se ky është viti i rritjes së shpejtësisë së internetit dhe një vit kyç për reformat në fushën ndërkufitare të internetit. Ai premtoi se do të rritet shpejtësia e internetit dhe do të ulet kostoja e tij.
Ndër të tjera ministri Miao Wei paraqiti 4 drejtimet e reformës, internet me shpejtësi më të madhe dhe ulje e kostos, vënien në zbatim të planit të veprimit "internet +", nxitjen e bashkëpunimit midis informacionit dhe industrializimit, forcimin e administrimit të internetit, si dhe sigurinë e internetit, duke shtuar garancinë e informacionit. (Xu Guang)