Një marrëveshje paraprake armëpushimi është arritur midis Ukrainës dhe militantëve në rajonin Donetsk, pas dështimit të marrëveshjes së arritur në muajin shkurt.
Denis Pushilin, që ka vetëshpallur Republikën Popullore të Donetskut, duke shpresuar në mbështetjen e marrëveshjes nga Kievi zyrtar ka theksuar se :
"Ne jemi të bindur se nisma jonë për armëpushim kontribuon në forcimin e këtij procesi. Shpresojmë që ky dokument të nënshkruhet së shpejti. Vërehet mirëkuptim nga ana e grupimeve ekonomike." "
Marrëveshja e fundit u arrit nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
OSBE-ja , e cila është duke monitoruar armëpushimin, ka bërë të ditur se asnjëra palë nuk ka tërhequr plotësisht artilerinë e rëndë nga vija e frontit siç kërkohet nga marrëveshja e paqes.
Më shumë se 6,500 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit në Ukrainën lindore, në prill të vitit të kaluar.(Raela)