Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shpalli të hënën nisjen e manovrave ushtarake shumëkombëshe "Rapid Trident", në Lviv të Ukrainës Perëndimore.
Në manovra marrin pjesë më se 1800 ushtarakë nga 18 vende, si Ukraina, ShBA-ja, Kanadaja, Britania, Gjermania, Polonia etj.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u shpreh se manovrat ushtarake kanë për qëllim stërvitjen për zhvillimin e veprimeve të ruajtjes së stabilitetit në bazë të përvojës antiterroriste në Ukrainën Lindore.
Manovrat ushtarake "Rapid Trident" kanë filluar të zhvillohen në vitin 2006 në Ukrainë. Sivjet ato do të zgjatin dy javë. (Fani/Artan Goga)