Fjala kyçe:逮捕---Dài bǔ---Arrestoj
20150720daipu |
Ministria e Punëve të Brendshme të Arabisë Saudite njoftoi të shtunën asgjësimin e rrjetit vendës të organizatës ekstremiste "Shteti Islamik" (IS), duke arrestuar mbi 400 të dyshuar.
Gjatë dy muajve të kaluar, dega e IS-it në Arabinë Saudite ka kryer bombardime vetëvrasëse në disa xhami të këtij vendi dhe në Kuvajt, që shkaktuan shumë viktima në rradhët e banorëve të pafajshëm. Fuqizimi i IS-it i ka ushtruar presion të madh ndaj sigurisë së Arabisë Saudite dhe qytetarët shprehin shqetësim për aftësinë e vendit për të luftuar terrorizmin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Arabisë Saudite tha të shtunën se gjatë javëve të kaluara, sektori i sigurisë i vendit prishi rrjetin e terroristëve që kanë lidhje me IS-in, duke arrestuar 431 anëtarë të tij. Pjesa dërrmuese e të arrestuarve janë nga Arabia Saudite, ndërsa të tjerët nga Jemeni, Egjipti, Jordania etj. Këta terroristë kanë ndërmarrë sulme terroriste në xhami, institucione qeveritare, ndaj objekteve të sigurisë dhe forcave policore, duke mundur të realizojnë disa prej tyre.
Sipas zëdhënësit, terroristët kishin planifikuar sulmet me bomba vetëvrasëse kundër xhamive të shiitëve në lindje të Arabisë Saudite qysh nga 5 qershori. Ata u orvatën të sulmonin edhe një ambasadë të huaj në Arabinë Saudite si dhe banesat e policëve. Për të konkretizuar këto plane, terroristët kanë krijuar kampin e stërvitjes në shtretëtirën në Lindje të Arabisë Saudite.
Vitin e kaluar, Arabia Saudite e cilësoi IS-in si organizatë terroriste, duke e quajtur armikun nr.1 i Islamizmit. Ndërkohë, përfaqësuesit e IS-it i kanë shpallur luftë Arabisë Saudite, duke deklaruar se do të ndërmarrin sulme ndaj këtij vendi. Në maj të këtij viti, forcat e IS-it kryen dy sulme me bomba vetëvrasëse, që shkaktuan 25 viktima. Të enjten e kaluar, një i ri saudit anëtar i IS-it, pasi vrau xhaxhanë e vet oficer kreu një sulm vetëvrasës në një pikë kontrolli policor, duke plagosur dy policë.
Në fakt, pas sulmeve terroriste të njëpasnjëshme në Arabinë Saudite janë shtuar masat e sigurisë në hapësirat e mëdha publike , përfshirë dhe xhamitë, gjë që ka krijuar një atmosferë të nderë në vend. Kësaj here, asgjësimi i rrjetit të terroristëve përbën një nxitje të madhe për banorët e këtij vendi. Gjatë një interviste për Televizionin al-Jazeera, një personalitet suadit mediatik tha se arrestimi i suksesshëm është pa dyshim një lajm i mirë, por nga ana tjetër, organizata ekstremiste rekruton atë rinj në rradhët e saj dhe nëse nuk ndalen trazirat në Irak e Siri, vala e rekrutimeve nuk do të ndalet.