Të ardhurat nga industria e filmit arritën të shtunën në 400 milionë juanë, duke shënuar një rekord historik dhe pothuajse të gjitha kontributet i përkasin filmave kinezë. Rekord është shënuar edhe në numrin e shikuesve, i cili arriti mbi 11.4 milionë.
Industria kineze e filmit ka shënuar një zhvillim të shpejtë vitet e fundit. Në vitin 2013 të ardhurat nga kjo industri u rritën në 29.6 miliardë juanë krahasuar me 1 miliard në vitin 2003, me një rritje vjetore prej mbi 36%. Sivjet të ardhurat në industrinë kineze të filmit pritet të tejkalojnë mbi 30 miliardë juanë.(Liang)