Borxhi i jashtëm i Kinës në fund të marsit arriti në 10.28 trilion yuan ose 1.67 trilion dollarë amerikanë, bëri të ditur përmes një deklarate për mediat Administrata e Shtetit për Këmbimet e Huaja. Në këtë shumë nuk përfshihet borxhi i jashtëm i Hong-Kongut dhe Makaos dhe as i Rajonit Administrativ të Posaçëm të Tajvanit.
Pjesa më e madhe e borxhit ndaj kreditorëve të huaj rezulton nga huatë afatshkurtëra, ndër të cilët borxhi i jashtëm me afat njëvjeçar është 7.24 trilion yuan, kurse borxhi i jashtëm afatmesëm dhe afatgjatë arriti në 3.04 trilion yuan. Përsa i përket strukturës së monedhës, borxhi dominohet nga monedha e huaj në 51.9% të boxhit të jashtëm të papaguar, ku 80% janë dollarë amerikanë, 6% në euro dhe 4 % në yen japonez. (Eda Merepeza)