PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bashkësia ndërkombëtare vlerëson pozitivisht marrëveshjen Eurogrup-Greqi
2015-07-14 10:05:44 CRI Komenti juaj Printoni

Pas 17 orë bisedimesh, Eurogrupi dhe Greqia arritën të hënën një marrëveshje mbi borxhin grek. Udhëheqësit e vendeve të Eurozonës u shprehën që kjo marrëveshje është një sinjal pozitiv dhe është në të mirë të stabilitetit të Eurozonës. Edhe tregjet ndërkombëtare kanë reaguar pozitivisht ndaj arritjes së marrëveshjes.

Zëdhënësi i FMN-së Gerry Rice theksoi të hënën se FMN-ja është e gatshme të bashkëpunojë me Greqinë dhe Europën për zgjidhjen e krizës së borxheve dhe do të përpiqet për të çuar përpara këtë proces.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh për mediat se rruga është ende e gjatë dhe se, para se të përfundojë faza e 3-të e ndihmës për Greqinë, kreditorët dhe Greqia do të përballojnë shumë sfida.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e mirëpriti marrëveshjen mes Greqisë dhe Eurogrupit, pasi, sipas tij, ekonomia greke është e rëndësishme për Europën dhe NATO-n, si edhe për sigurinë rajonale.

Nën ndikimin e njoftimit për arritjen e marrëveshjes, tregjet europiane të aksioneve patën rritje të dukshme.(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China