Depozitat e Kinës dhe Kompania e Likuidimit të Kufizuar deklaruan të enjten në mbrëmje se të gjitha transaksionet dhe tarifat në tregjet e aksioneve A do të ulen 30%, duke filluar nga muaji tjetër.
Kjo është masae fundit përkrahëse nga qeveria qendrore për të ulur koston e shkëmbimit për investitorët dhe për të lehtësuar tregun e aksioneve.
Në fund të ditës së enjte, indeksi i bursës së Shangait shënoi një rritje prej 6%, ndërsa indeksi i bursës së Shenzenit u rrit me 4%.
Liu Dong, zv-drejtori i Hetimit të Krimeve Ekonomike pranë Ministrisë së Sigurisë Publike, tha se goditja e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale në fushat e letrave me vlerë sipas ligjit është përgjegjësi e departamenit të sigurisë publike.
Në të njëjtën kohë, Këshilli i shtetit ka garantuar se qeveria ka shumë mjete në dispozicion për të kthyer besimin te ekonomia. Kjo deklaratë u bë pas mbledhjes të enjten të qeverisë, të kryesuar nga kryeministri kinez Li Keqiang. (Xu Guang)