PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tsipras: Gati për dialog me BE-në
2015-07-09 10:23:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri grek Alexis Tsipras u shpreh të mërkurën që Greqia shpreson të zhvillojë dialog me BE-në, për të gjetur një zgjidhje për krizën. Këtë deklaratë ai e bëri në mbledhjen e Parlamentit Europian që u zhvillua në Strasburg të Francës. Sipas tij Parlamenti Europian duhet të luajë një rol më aktiv.

"Greqia është një zonë eksperimentale për masat shtrënguese, por fakti tregon se kjo nuk vlen ndaj duhet ta shohim drejt çeshtjen. Njerëzit janë mësuar ta quajnë krizën e Greqisë, por në fakt kjo është kriza e BE-së," theksoi Tsipras.

Ministri i Financave i Greqisë Euclid Tsakalotos i dërgoi një letër për Mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM), duke premtuar që plani më shpejtë është nisja e reformave javën tjetër, me synim marrjen e ndihmave të reja, për të shmangur shkeljen e marrëveshjes dhe daljen nga Eurozona. Tsakalotos u shpreh që Greqia i kërkon ESM-së të japë kredi në 3 vitet e ardhshme për zbatimin e detyrave financiare dhe për qëndrueshmërinë e sistemit financiar të vendit.

Në të njejtën ditë, Greqia ka shitur bono shtetërore me afat 6-mujor me vëllim prej 1 miliardë dhe 625 milionë eurosh. Pas shpërthimit të krizës, Greqia nuk mund të marrë financim nga tregu ndërkombëtar dhe shitja e bonove shtetërore me afat të shkurtër është bërë një mënyrë e rëndësishme e financimit.

Ndërkohë, presidenti francez Francois Hollande u shpreh që synimi i Eurozonës është që Greqia të qëndrojë në Eurozonë dhe për këtë Greqia duhet medoemos të bëjë propozime të besueshme.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China