PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Merkel-Rama për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh
2015-07-09 10:21:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në përmbyllje të vizitës së saj në Tiranë, e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin ekonomik Shqipëri- Gjermani. "Gjermania është e gatshme të investojë në Shqipëri dhe kërkohet që investimet të jenë në terren të sigurt nga pikpamja ligjore, duke shfrytëzuar epërsine që ka Shqipëria si vend investimi dinamik. Këtu ka shumë burime, thesare nëntokësore, burimet e naftës, po kështu dhe fusha hidrike që ka mundësi zhvillimi.", tha kancelarja Merkel. Më tej në fjalën e saj ajo theksoi se "Ligji i ri për investimet e reja të huaja si dhe krijimi i zonave ekonomike me status të vecantë, janë hapa të rëndësishm, sikurse dhe reforma në sistemin e drejtësisë, por ka edhe pengesa të tjera për të cilat duhet punuar, si për shembull krijimi i një administrate efiçente publike, apo lufta kundër korrupsionit apo krimit të organizuar".

Nga ana e tij kreu i qeverisë shqiptare Rama shfrytëzoi forumin e përbashkët ekonomik për t'u bërë thirrje bizneseve gjermane të investojnë në Shqipëri. Ai tha se qeveria ka ndërmarrë një sërë reformash për të përmirësuar klimën e biznesit dhe nxitur zhvillimin ekonomik të vendit. (ATSH)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China