Kina ka marrë masa të reja për të rivendosur besimin e tregut aksionar , pas rënies së të mërkurës. Sipas masave të reja, investitorët e administratorët që mbajnë mbi 5% të aksioneve të një kompanie të regjistruar në tregun aksionar nuk lejohen të pakësojnë aksionet e tyre në 6 muajt e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, Komisioni i Kontrollit të Letrave me Vlerë i Kinës i inkurajon ata të blejnë më shumë aksione për të stabilizuar çmimin.
Qysh nga qershori i këtij viti, treguesi i përgjithshëm i tregut aksionar të Shangait ka rënë me mbi 30%.
Banka qendrore kineze përmes një deklarate shprehu përkrahjen e saj ndaj tregut të kapitaleve. (Fani)