Fjala e kyçe: 资本---Zī Běn---Kapital
Ministria e Burimeve të Tokës e Kinës deklaroi më 7 korrik se do të tërheqë kapitale private brenda territorit të vendit me synim shfrytëzimin e burimeve të naftës dhe të gazit natyror në Xinjiang. Kjo do të ndryshojë pozitivisht gjendjen aktuale, ku vetëm katër kompani të mëdha shtetërore kanë të drejtën e shfrytëzimit të burimeve të naftës dhe të gazit natyror dhe do të nxitë reformën e tregtisë në fushën e naftës dhe të gazit natyror të Kinës.
Tani, mbështetja e Kinës te burimet e naftës dhe të gazit natyror po rritet, por zhvillimi i këtyre burimeve është i ngadaltë. Prej një kohe të gjatë, katër kompani të mëdha shtetërore kineze gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror . Drejtori i Drejtorisë së zhvillimit të Ministrisë së Burimeve të Tokës Wang Kun u shpreh se do të zhvillohet një tender për zhvillimin e burimeve të naftës dhe të gazit natyror dhe do të shmanget pengesa e sistemit, duke i hapur rrugën nxitjes së zhvilllimit të këtyre burimeve.
Sipas tij:"Ekzistenca e vetëm 4 kompanive në treg nuk e nxit konkurrencën. Sipas motiveve të ndryshme këto 4 kompani nuk kryejnë shumë investime në këtë fushë. Ndërsa shumë ndërmarrje të tjera kanë interes, por nuk mund të përfshihen në këtë fushë. Këshilli i Shtetit i Kinës ka vendosur që të liberalizohet ky sektor dhe të nxitet biznesi në të, në forma më aktive. Shpresojmë të zgjerohet tregu dhe të lejohet konkurenca e barabartë, që do të ndikojë në zhvillimin e naftës dhe të gazitit."
Këtë herë në tender do të përfshihen 6 zona me një sipërfaqe prej 150 mijë kilometra katrore. Pjesëmarrës në tender duhet të jenë ndërmarrjet e Kinës dhe monitoruesi i tenderit duhet të jetë shtetas kinez, ndërsa kapitali i investuar duhet të jetë mbi 1 miliardë renminbi. Ndërmarrjet që do të shpallen fituese të tenderit do të gëzojnë të drejtën e kërkimit dhe shfrytëzimit të minierave, ndëlrsa licencat do të jepen nga Ministria e Burimeve të Tokës, e cila do të kontrollojë veprimtarinë e tyre. Wang Kun tha se përveç zhvillimit të zonave të reja, do të nxitet dhe bashkëpunimi midis kompanive shtetërore dhe atyre private.
Sipas tij ky proces ka dy aspekte. Së pari zonat që nuk janë zhvilluar do të organizojnë tender për të tërhequr kapital publik. Së dyti, në zonat e zhvilluara do të nxitet bashkëpunimi midis ndërmarjeve private dhe kompanive shtetërore për të siguruar fitime dhe për të shpejtuar investimet e zhvillimit në sektorin e naftës dhe të gazit natyror."
Këtë herë do të merren në konsideratë kërkesat e zhvillimit të Xingjiangut. Në kushtet e barabarta të tenderimit, ndërmarrjet e Xinjiangut do të kenë përparësi në konkurrim. Ndërsa ndërmarrjet fituese të tenderit duhet të regjistrohen në Xinjiang. Specialistët mendojnë se potenciali i zhvillimit të burimeve në Xinjiang është i madh. Vëllimi i rezervës së naftës dhe të gazit natyror zë përkatësisht 22% nga 28% që është në mbarë venditn. Masat e smëipërme do të nxitin zhvillimin ekonomik e shoqeror nëpërmjet taksave e investimeve në Xinjiang.
Drejtori i Qëndrës së Studimit të Strategjisë së Burimeve të Naftës dhe të Gazit natyror të Ministrisë së Burimeve të Tokës Zhao Xianliang mendon se tërheqja e kapitalit privat në zhvillimin e sektorit të naftës dhe të gazit ka rëndësi shumë të madhe. Ai tha se : "Sipas ligjit dhe rregullave, fusha e naftës dhe e gazit natyror nuk është hapur. Për herë të parë në Xinjiang ftohet kapitali privat në investim, duke shënuar një hap të madh në reformën në sektorin e naftës dhe të gazit natyror." (Çang Çuo)