Treni me shpejtësi të lartë i prodhuar nga kompania kineze LORIC-it në Zhuzhou është gati për eksport drejt Maqedonisë. Ky shënon rastin e parë të hyrjes së një mjeti të tillë në tregun europian.
Në krahasim me lokomotivën elektrike, metrotë dhe trenat e zakonshëm, teknologjia e trenit me shpejtësi të lartë është më e komplikuar.
Treni që pritet të eksportohet në Maqedoni është mjeti i parë i këtij lloji që hyn në tregun e Europës, pas përmbushjes së standardeve teknike europiane.
Sipas Chen Xihong, zv.kryeinxhinierit të kompanisë LORIC, shpejtësia e këtij trenit kinez është 160km/h, duke kaluar shpejtësinë e kërkuar nga Maqedonia prej 140km/h. Kjo do të sjellë më shumë siguri, por edhe më shumë hapësirë për rritjen e shpejtësisë në të ardhmen.