Kryeministri i Francës Manuel Valls tha të martën për mediet se vendi i tij do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta mbajtur Greqinë në Eurozonë.
Valls tha se dalja e Greqisë nga Eurozona do të shkaktojë tronditje në ekonominë globale, si dhe do të sjellë rreziqe të paparashikuara politike, prandaj " ne nuk mund të lejojmë që Greqia të largohet".
Shefi i qeverisë franceze i bëri thirrje homologut të tij grek Aleksis Tsipras të marrë përgjegjësinë si anëtar i grupit të Eurozonës dhe të garantojë që vendi i tij do të ecë drejt rrugës së reformës. (Vera)