Eurozona i ka dhënë afat Greqisë deri të enjten për të paraqitur propozimet e reja, me synim arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët ndërkombëtarë. Vendimi u mor në Samitin e liderëve të eurozonës në Bruksel, ndërsa të dielën BE-ja do të vendosë përfundimisht për krizën e borxhit grek. Propozimet e reja greke pritet të diskutohen të shtunën nga ministrat e financave të eurozonës.
Eurozona priti që Greqia të paraqiste propozimet e reja të martën, por pas refuzimit të marrëveshjes nëpërmjet referendumit, pala greke nuk i paraqiti ato në tryezën e bisedimeve. (Raela)