PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Palët, pranë arritjes së marrëveshjesh mbi çështjen e Iranit
2015-07-08 10:13:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të martën në Vjenë se pas përpjekjeve afatgjata, palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes së gjithanshme mbi çështjen bërthamore të Iranit. Ministrat e Jashtëm të palëve në bisedime ndodhen në Vjenë, për të nxitur fazën përfundimtare të bisedimeve dhe për të kërkuar një zgjidhje politike mbi disa çështje kyçe të mbetura pezull.

Wang u shpreh para mediave se dy ditët e fundit, palët kanë bërë konsultime të shumta. Pavarësisht disa zigzageve, me nxitjen e ministrave të Jashtëm, palët po konsiderojnë me seriozitet çështjet e pazgjidhura, duke paraqitur draft projekte për zgjidhjen e problemeve në të ardhmen. Kjo ka krijuar një bazë për bisedime përfundimtare.

Wang shtoi gjithashtu se më pas palët do të zhvillojnë konsultime të hollësishme dhe konkrete.

"Shpresojmë që të ruhet prirja e bisedimeve, të realizohet unanimiteti brenda një kohe sa më të shkurtër dhe të arrihet marrëveshja e gjithanshme e drejtë dhe e balancuar mbi çështjen bërthamore të Iranit. Për këtë, Kina është e matur dhe optimiste," shtoi Wang Yi. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China