Më shumë se 61% e grekëve votuan "Jo" në referendumin e organizuar nga qeveria e majtë, duke refuzuar reformat e propozuara nga kreditorët ndërkombëtarë në bisedimet e fundit me palën greke.
Kryeministri Alexis Tsipras e cilësoi rezultatin si një fitore për qeverinë e tij, në përgjigje të politikave shtrënguese të Evropës.
Liderët e BE-së thonë se, grekët i kthyen shpinën Europës, ndërsa sipas analistëve ky mund të jetë fillimi i daljes së Greqisë nga Eurozona.