Mbrëmjen e 5 korrikut të tre institucionet e BE-së kanë reaguar përmes deklaratave për shtyp, lidhur me rezultatin e referendumit grek. Presidenti i Këshillit të Europës dhe i Eurozënës, Donald Tusk njoftoi se pasditen e 7 korrikut do të zhvillohet samiti i Eurozonës lidhur me gjendjen e Greqisë pas referendumit.
Nga ana e tij Komisioni Europian përmes një deklarate thekson se respekton rezultatin e referendumit grek, duke shtuar se kreu i këtij institucioni Jean Claude Juncker do të takohet pasditen e së hënës me liderët e 18 vendeve anëtare të Eurozonës dhe liderë të institucioneve të BE-së për të diskutuar rreth çeshtjes greke.
Mbrëmjen e së dielës, presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulz përmes një video-deklarate tha se respekton rezultatin e referendumit grek, por e cilësoi këtë ditë si të vështirë për Greqinë.
Pas votës "Jo" të referendumit, Europa pret negociatat e reja me qeverinë greke. (Vera)