PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusi-Ukrainë ndërpritet tregtia e gazit natyror
2015-07-02 10:14:40 CRI Komenti juaj Printoni

Korporata shtetërore ukrainase e energjisë "Naftogaz " deklaroi të mërkurën se që nga 1 korriku nuk do të blejë më gaz natyror nga Gazpromi i Rusisë.

Në njoftimin e botuar në faqen e internetit të Korporatës "Naftogaz" theksohet se për shkak se Ukraina, Rusia dhe BE-ja nuk arritën marrëveshje lidhur me problemin e gazit natyror në bisedime trapalëshe të Vjenës dhe 1 korriku shënonte afatin e fundit të furnizimit të vendit me gaz natyror rus, korporata vendosi ndërprerjen e furnizimit. Në deklaratë theksohet se kjo masë nuk ndikon në ndërprerjen e tranzitit në Europë të gazit natyror të Rusisë.

Nga ana e saj Korporata ruse Gazprom bën të ditur se pala ukrainase nuk ka kryer pagesën paraprake për gazin natyror, ndaj që nga 1 korriku ka ndërprerë furnizimin e Ukrainës me gaz natyror. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China