Ministrat e mbrojtjes së Kinës, Kazakistanit, Rusisë, Taxhikistanit dhe zv/ministri i mbrojtjes i Uzbekistanit, vende anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) u mblodhën të martën në Shën Peterburg të Rusisë.
Pjesëmarrësit diskutuan rreth rezultatit të takimit të vitit 2014, për perspektivën e bashkëpunimit si dhe shkëmbyen mendime lidhur me çështjet e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Ministri i Mbrojtjes i Kinës Chang Wanquan vuri në dukje se kanë kaluar 14 vjet dhe OBSh-ja po hyn në periudhën kyçe të zhvillimit, ndërsa bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj organizate. Ai u bëri thirrje sektorëve të Mbrojtjes Kombëtare të vendeve anëtare të zbatojnë seriozisht unanimitetin e arritur nga krerët e tyre dhe të japin kontribut për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Kjo mbledhje i paraprin Samitit të OBSh-së që do të mbahet në Ufa të Rusisë, javën e ardhshme.