PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Konsumatorët kinezë, niveli më i lartë i besimit që prej krizës financiare
2015-06-29 20:59:02 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi i Këshillimit i Bostonit publikoi të hënën sondazhin vjetor, sipas të cilit besimi i konsumatorëve kinezë ka arritur nivelin më të lartë që pas krizës financiare.

Sondazhi tregon se, megjithëse rritja e ekonomisë kineze u ngadalësua, optimizimi i konsumatorëve për rritjen e të ardhurave në të ardhmen i ka dhënë impuls rritjes së konsumit në Kinë. Familjet "me rritje të shpejtë të të ardhurave" pritet t'i shtojnë shpenzimet nga viti 2015 deri në vitin 2020.

Këto familje përbëhen kryesisht nga shtresa e mesme dhe ajo e pasur. Deri tani, sasia e përgjithshme e konsumit në qytetet kineze arrin në afro 3.2 trilionë dollarë, 1.7 trilionë nga të cilat vijnë pikërisht nga familjet "me rritje të shpejtë të të ardhurave".

Sipas këtij raporti, nga viti 2015 deri në vitin 2020, konsumatorët jo shumë të pasur nuk do t'i rritin shpenzimet e përgjithshme familjare të tyre në çdo vit. (Xu Guang/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China