Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze ka kritikuar shfaqjet e planifikuara të Dalai Lama-së në festivalin e muzikës së Britanisë "Glastonbury" dhe bazës ushtarake "Aldershot" si "aktivitete anti-Kinë në emër të fesë".
Dalai Lama pritet të udhëtojë për në Britani nga e shtuna deri të martën.
"Ne jemi kundër çdo organizate që përdor çdo mjet për t'i ofruar rast Dalai Lama-s për të kryer aktivitetet e mundshme separatiste anti-Kinë," deklaroi zëdhënësi Lu Kang të premten në një konferencë për shtyp.(Raela)