PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
NATO vazhdon të përkrahë Ukrainën
2015-06-26 10:04:50 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg deklaroi të enjten se Aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Ai e bëri këtë koment pas mbledhjes së Komitetit NATO-Ukrainë, ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-së dhe ministri ukrainas i mbrojtjes, Stepan Poltorak. Në mbledhje u diskutua situata në Ukrainë dhe u përshëndet progresi dhe reformat e saj në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Në konferencën për shtyp pas mbledhjes, Stoltenberg tha se 5 fondet e mirëbesimit të krijuara nga NATO "kanë arritur rezultate" në përsosjen e aftësisë mbrojtëse të Ukrainës. Të dyja palët po punojnë për shtimin e bashkëpunimit dhe për sigurinë e hapësirës rajonale, shtoi kreu i NATO-s.

Sipas Stoltenberg, NATO do të bashkëpunojë me Ukrainën për rastet e emergjencave dhe fatkeqësive natyrore dhe në në fund të këtij viti do të zhvillohen manovrat e përbashkëta ushtarake. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China