PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eurozonë,ende pa zgjidhje çeshtja e borxhit grek
2015-06-25 10:01:40 CRI Komenti juaj Printoni

 

Mbledhja e posaçme e ministrave të Financave të Eurozonës përfundoi mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel, pa arritur konsensus mbi problemin e borxheve të Greqisë. Funksionari i BE-së tha se ministrat e financave të Eurozonës do të vazhdojnë konsultimet mbi këtë temë të enjten.

Ditët e fundit, për të gjetur një zgjidhje të problemit të borxheve të Greqisë, Eurozona thirri një sërë mbledhjesh të ministrave të financave. Kryetari i Komisionit Europian Jean - Claude Juncker tha në një konferencë shtypi pas Samitit urgjent të liderëve të Eurozonës se beson me vendosmëri që qeveria greke do të arrijë marrëveshjen e ndihmave me kreditorët, që të shmanget situata e rrezikshme dhe e pasigurtë.

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras vazhdon bisedat intensive me kreditorët ndërkombëtarë mbi kepërcimin e krizës së borxheve, ndërsa ka kritikuar huadhënësit për refuzimin e propozimeve të tij të fundit mbi reformën.

Greqia ndodhet në prag të afatit të fundit deri më 30 qershor që t'i shlyejë FMN-së një kredi prej 1.6 miliardë eurosh, përndryshe ajo do të shkelë marrëveshjen. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China