20150624zhounian |
Qeveria kineze publikoi të martën programin e veprimtarive jubilare me rastin e 70 vjetorit të fitores në Luftën kundër Agresionit Japonez të Popullit Kinez dhe të Luftës Botërore Anti-fashiste. Mësohet se një veprimtari përkujtimore do të mbahet më 3 shtator në sheshin Tian'anmen me një paradë ushtarake, ku do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalën e rastit kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping. Ndërkohë, në krahina të ndryshme të vendit do të zhvillohen aktivitete përkujtimore dhe tashmë ka nisur puna përgatitore.
Në një konferencë shtypi të organizuar po të martën nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës, zv.drejtori i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Wang Shiming tha se veprimtaritë përkujtimore do të zhvillohen me temën "Të kujtojmë historinë, të nderojmë dëshmorët, të çmojmë paqen dhe të ecim drejt së ardhmes".
"Në paraditën e 3 shtatorit, manifestimi përkujtimor i jubileut të 70-të të fitores së Luftës së popullit kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Botërore anti-Fashiste do të zhvillohet në sheshin Tian'anmen. Po atë ditë, do të zhvillohen pritja zyrtare dhe një koncert festiv. Një nga veprimtaritë më të rëndësishme është dekorimi me medalje përkujtimore nga kryetari i shtetit Xi Jinping i përfaqësuesve të veteranëve të luftës, si dhe të pasardhësve të komandantëve të luftës ", tha z. Wang.
Me këtë rast, në krahina të ndryshme të Kinës do të organizohen ekspozita dhe simpoziume tematike.
Incidenti i 19 shtatorit të vitit 1931, i njohur si "Incident Mukden" shënoi shpërthimin e luftës së popullit kinez kundër agresorëve japonezë dhe të Luftës Botërore anti-Fashiste. Ndërsa, incidenti që ndodhi në vitin 1937 në urën Lugouqiao në periferi të Pekinit u bë shkak për nisjen e luftimeve kombëtare kundër agresorëve fashistë japonezë. Sipas z. Wang Shiming, ndër të gjitha betejat në Luftën Botërore anti-Fashite, lufta midis popullit kinez dhe pushtuesve japonezë, që shpërtheu më herët ka zgjatur për një periudhë më të gjatë kohe, duke u shndërruar në fushë betejën kryesore në Lindje kundër fashizmit.
"Lufta e popullit kinez kundër agresionit japonez ka zgjatur mbi 14 vjet, ndërsa lufta në Europë zgjati mbi 5 vjet dhe në Paqësor afro 4 vjet. Sipas të dhënave të paplota statistikore, mbi 35 milionë qytetarë të thjeshtë dhe ushtarë kinezë humbën jetën në luftë. Po të llogariten sipas vlerës së dollarit amerikan në vitin 1937, humbjet ekonomike direkte të Kinës kaluan 100 miliardë dollarë dhe ato indirekte ishin më shumë se 500 miliardë dollarë. Zgjatja e luftimeve të popullit dhe ushtrisë kineze ka ndikuar në tërheqjen dhe goditjen e rëndë kundër forcave ushtarake japoneze. Me humbjen e mbi 1.5 milion ushtarëve, agresorët fashistë japonezë u dëmtuan rëndë, duke çuar në dështimin përfundimtar të tyre. Betejat në Kinë kanë ndihmuar strategjikisht luftën e forcave aleate në Europë dhe Paqësor, duke frenuar dhe shkatërruar orvatjet e fashistëve japonezë dhe atyre gjermanë e italianë", shtoi z. Wang.
Pas themellimit të Kinës së Re, parada ushtarake është organizuar 14 herë me rastin e Ditës Kombëtare. Zhvillimi i paradës jo në Ditën Ditën Kombëtare, ka ngjallur interes ndërkombëtar. Sipas zv.Drejtorit të Zyrës së Drejtimit të Paradës Ushtarake Qu Rui, kjo paradë shfaq qëndrimin e Kinës për ndjekjen e rrugës së zhvillimit paqësor, për mbrojtjen e paqes botërore, të sovranitetit, sigurisë dhe interesave kombëtare si dhe të sakrificave dhe kontributit të rëndësishëm historike të popullit kinez.
Sipas tij, pajisjet ushtarake që do të demonstrohen në paradë do të përbëhen kryesisht nga ato në shërbim aktual, shumica e të cilave do të paraqiten për herë të parë ndaj botës. Ndërsa, si forca e rëndësishme kundër agresionit japonez, do të marrin pjesë në paradë edhe përfaqësues të veteranëve të luftës së Kuomindang-ut.