Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës, do të mbajë fjalën e tij gjatë ceremonisë.
Në paradën që do të zhvillohet për 70 vjetorin e fitores në Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez kundër agresionit japonez dhe fitores së Luftës Botërore Antifashiste, do të shfaqen disa nga armatimet më të fundit gjatë parakalimit në sheshin Tian'anmen.
Kjo do të jetë hera e parë që Kina ka mbajtur një paradë për të përkujtuar fitoren e luftës 8-vjeçare anti-japoneze , ka deklaruar gjeneral major Qu Rui e drejtues grupi në paradë.(Raela)