PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mezentsev shpreson të miratohet strategjia e re e zhvillimit të OBSh-së
2015-06-19 10:09:13 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) Dmitri Mezentsev shprehu shpresën të enjten në Shën-Petërburg se në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, që do të zhvillohet në qytetin Ufa të Rusisë, do të miratohet strategjia e zhvillimit të kësaj organizate deri në vitin 2025.

Dmitri Mezentsev theksoi se strategjia e zhvillimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait deri në vitin 2025 do të jetë një dokument i gjithanshëm, me rëndësi të madhe orientuese për thellimin e bashkëpunimit të kësaj organizate në 10 vjetët e ardhshëm. Sipas tij, zbatimi i kësaj strategjie do të jetë në të mirë të forcimit të ndikimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, duke siguruar pjesëmarrjen më të gjerë e më efektive të organizatës në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme ndërkombëtare.

Duke folur për nismën e Kinës të "Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit", sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait Dmitri Mezentsev vuri në dukje se ky propozim do të nxitë ndërtimin e infrastrukturës së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, duke forcuar potencialin ekonomik të këtij rajoni. (Fani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China