Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbledhur përsëri Komitetin e Emergjencave në lidhje me shpërthimin e MERS-it në Korenë e Jugut.
Keiji Fukuda, ndihmës-Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Shëndetësore, thotë se MERS ende nuk përbën një emergjencë të shëndetit publik, në nivel ndërkombëtar.
Numri i të vdekurve nga virusi ka rritur në 20 në Korenë e Jugut, u bë e ditur të mërkurën.
Kwon Jun-wook, kreu i ekipit menaxhues të MERS-it në Korenë e Jugut deklaroi se të gjitha infeksionet e fundit janë të lidhura me pajisjet e kujdesit shëndetësor në vend.
"Tetë raste të tjera me MERS janë konfirmuar, duke e çuar numrin e të prekurve në 162. Deri tani 20 vetë kanë vdekur dhe 19 të tjerë kanë dalë nga spitali. Ndërsa 132 pacientë i janë nënshtruar trajtimit mjekësor . "
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore çeke njëftuan të mërkurën se rasti i dyshuar si i prekur nga MERS-i nuk është infektuar nga ky virus. (Raela)