Përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) janë takuar në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, për një takim të rregullt mbi zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, për t'i dhënë fund dhunës në Ukrainë.
Vladislav Deinego, lideri i vetëshpallur i R.P. të Luhansk-ut, tha se takimet kanë ngecur.
"Për fat të keq, për shkak të neglizhencës së plotë për disa çështje nga Ukraina, mungesa e çdo propozimi për diskutim, mungesa e reagimit ndaj projekteve që ne kemi ofruar, përfshi ndryshimet në kushtetutë dhe zgjedhje, për fat të keq, për shkak të këtyre arsyeve ne nuk kemi bërë përparime në këto drejtime."
Dhuna është intensifikuar në javët e fundit, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit nënshkruar në Minsk në mes të muajit shkurt. (AlBaNa)