Fjala kyçe:债务---Zhài Wù---Borxh
20150612zhaiwu |
Megjithëse kohët e fundit, liderët e BE-së po merren me samitin dyvjetor me vendet e Amerikës Latine dhe të Detit Karaibeve, problemi i borxheve të Greqië prapë është në fokus të tyre. Të enjten, liderët e Unionit u shprehën se Greqia duhet të marrë vendim, bazuar në realitet. Në të njejtën kohë, përfaqësuesit e FMN-së deklaruan ndërprerjen e bisedimeve me palën greke. E ardhmja e zgjidhjes së krizës së borxheve të Greqisë duket e errët.
Lajmi i madh i së enjtes mbi krizën e borxheve greke është largimi nga Brukseli i grupit të punës të FMN-së, duke lënë bisedimet të papërfunduara. Zëdhënësi i FMN-së Geri Rajs deklaroi të enjten në Uashington se "Të dyja palët kanë divergjenca të mëdha mbi disa probleme kyçe dhe nuk shohim asnjë përparim në këtë drejtim. Ne nuk mund të arrijmë marrëveshje", tha ai, duke shtuar se FMN-ja nuk do të largohet nga tryeza e bisedimeve, por do të presë reagimin e mëtejshëm të Athinës.
Në një konferencë shtypi të organizuar të enjten pas ceremonisë së mbylljes së Samitit BE-Amerikë Latine-Karaibe, kryetari i Këshillit të Europës Donald Tusk, u shpreh qartë se tani nuk ka shumë kohë për të diskutuar mbi zgjidhjen e krizës greke. "Kryeministri Tsipras duhet të shpejtojë. E theksova në këtë samit se tani na duhet një vendim dhe jo negociata. Unë mendoj se qeveria greke nuk është realiste sepse tani nuk ka kohë dhe as hapësirë për kumar. Shqetësohem se po mbaron loja, ndaj mbledhja e ministrave të financave të BE-së ka rëndësi të jashtëzakonshme për marrjen e vendimit", tha lideri i Këshillit të Europës.
Siç mësohet, presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker zhvilloi bisedime me kryeministrin grek Alexis Tsipras, ku e njohu me metodat për arritjen në kohë të marrëveshjes, së pranuar nga palët e ndryshme. Nga ana e tij kryeministri grek tha se kërkon arritje të marrëveshjes, çka tregon se kriza e borxheve mund të zgjidhet në të ardhmen, në bazë të konsolidimit të shoqërisë greke.