Znj. Liu Yandong u shpreh në këtë takim se, pas rënies së epidemisë së ebolës në mars të vitit të kaluar në Afrikën Perëndimore, qeveria kineze e përkrahu me të gjitha forcat OBSh-në dhe vendet përkatëse në luftën kundër kësaj epidemie. Kina është e gatshme që, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të vazhdojë t'i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të shtojë ndihmën dhe përkrahjen për vendet ku ka ndodhur epidemia. Në të njëjtën kohë, Kina do të përpiqet për forcimin e sigurisë së shëndetit publik në mbarë botën pas epidemisë së ebolës.
Dr. Margaret Chan u shpreh nga ana e saj se OBSh-ja e vlerëson dhe e falënderon Kinën për mbështetjen e madhe që ka dhënë kundër epidemisë së ebolës në Afrikë. Ajo shprehu shpresën se institucioni që ajo drejton do të vazhdojë të marrë një përkrahje të fortë nga Kina. Chan vuri në dukje gjithashtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson se do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me palën kineze dhe të vërë në zbatim përvojat përkatëse të saj.
Pas takimit, Liu Yandong dhe Margaret Chan zhvilluan një bisedë me titullarët diplomatikë të Guinesë, Libisë, Sierra-Leones, si dhe të Bashkimit Afrikan në Gjenevë. (Du/Artan Goga)