PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pesë të vrarë nga luftimet në Ukrainën Lindore
2015-06-12 09:43:55 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet ukrainase bënë të ditur të enjten se pesë veta, duke përfshirë tre civilë, janë vrarë në 24 orët e fundit në rajonet lindore të Ukrainës pas intensifikimit të luftimeve.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Andriy Lysenko u shpreh se dy ushtarë qeveritarë u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në përleshjet me rebelët pro pavarësisë.

"Për shkak të intensifikimit të luftimeve, provokimeve në rritje dhe përdorimit të armëve të rënda nga ana e armikut, forcat ukrainase pësuan humbje në pothuajse të gjitha zonat përgjatë vijës së kontaktit," theksoi Lysenko.

Pozicionet e ushtrisë ukrainase janë goditur me artileri të kalibrit të rëndë, tanke dhe mortaja. Armë të tilla duhej të ishin tërhequr nga vija e frontit sipas marrëveshjes së armëpushimit të Minsk, vuri në dukje zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Andriy Lysenko. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China