Fjala kyçe: 奥林匹克---Ào Lín Pǐ Kè---Olimpik
20150611olimpik |
Të mërkurën pasdite dy qytetet kandidate për zhvillimin e Lojrave Olimpike Dimërore 2022, Pekini dhe Almaty zhvilluan ekspozitat prezantuese në Lozanë të Zvicrës, për të paraqitur para anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) ofertën përkatëse. Të dy qytetet kandidate treguan gjithë aftësitë dhe vlerat e tyre për realizimin e Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2022.
Pas ekspozimit të kryer nga dy qytetet kandidate, anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Alex Gilady u shpreh se ndjeu nga afër përpjekjet e qyteteve aplikuese, por veçanërisht entuziazmin e qytetarëve të tyre.
Lidhur me ekspozimin e kandidaturës së Pekinit, zëdhënësja e shtypit të Bashkisë së Pekinit Wang Hui tha se ekspozita përbëhej nga 3 seksione, njëri prej të cilëve është është zona e ekspozimit e tre qyteteve pretendente për zhvillimin e Olimpiadës në Pekin, Yan Qing dhe Zhang Jiakou. Një tjetër seksion është ai i udhëtimit të trenit me shpejtësi të lartë nga Pekini në Zhang Jiakou. Ndërsa në seksionin e tretë kryhej komunimimi midis palëve të interesuara. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik shprehu mendimin se këto 3 seksione janë një shprehje e qartë e punës përgatitore të Pekinit, si kandidaturë e zhvillimit të Lojrave Olimpike Dimërore 2022.
Pasi vizitoi ekspozitën e Pekinit, anëtari i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Richad Peterkin vlerësoi punën përgatitore dhe në mënyrë të veçantë teknologjinë e lartë. Sipas tij pjesë e teknologjisë së lartë është dhe treni i shpejtësisë së lartë apo videot në 3D.