PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ningbo, Shqipëria paraqet burimet turistike para biznesit kinez
2015-06-11 10:40:07 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria prezantoi burimet e saj turistike para një publiku të gjerë biznesi në Ningbo të Kinës Lindore, në Konferencën e Bashkëpunimit dhe Shkëmbimeve për Turizmin. Drejtorja e Departamentit të Azisë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Albana Dutllari, iu bëri thirrje agjencive turistike të Kinës ta përfshijnë Shqipërinë në udhëtimet që ato zhvillojnë në Europë. Prej kohësh agjencitë turistike të Shqipërisë kanë përgatitur paketa udhëtimi për të gjithë rajonin e Ballkanit, duke zgjeruar mbulimin e tregut dhe duke ofruar mundësi turistike më të kompletuara për udhëtarët kinezë.

"Ndërsa vizitoni Shqipërinë ju do të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme, sepse ajo ju ofron një produkt të plotë, me një peizazh të mrekullueshëm në të gjitha destinacionet e saj turistike. Pasi të keni vizituar Shqipërinë, ju do të ktheheni në shtëpi të çlodhur dhe plot energji," tha Dautllari, ndërsa ftoi publikun të ndiqte një dokumentar të shkurtër për prezantimin e Shqipërisë turistike. Më parë, gjatë pjesëmarrjes në Panairin e Turizmit në Pekin, disa operatorë turistikë nga Shqipëria propozuan vendosjen e një vize rajonale për të gjithë rajonin e Ballkanit.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China