Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të mërkurën se Rusia do të luajë rolin e saj nëpërmjet mekanizmeve shumëpalëshe ndërkombëtare. Deklaratën kreu i shtetit rus e bëri gjatë një veprimtarie me rastin e Ditës së Rusisë, në Expo Milano 2015. Ndërsa në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin italian Matteo Renzi, Putin tha se Rusia "nuk ka më lidhje me G7", por mund të zhvillojë bisedime dhe bashkëpunim dypalësh me vendet e këtij grupi.
Sipas Putinit, gjatë bisedimeve me vendet e G-7 Rusia ka shfaqur mendime të ndryshme dhe pavarësisht përjashtimit nga Grupi do të vazhdojë të luajë rolin e saj në platforma të tjera ndërkombëtare.
Sipas presidentit Putin, sanksionet e BE-së kanë dëmtuar bashkëpunimin ruso-italian dhe janë bërë pengesë për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Ai kërkoi "anullimin ose ndryshimin" e sanksioneve ndaj Rusisë. (Zhang Yan)