20150630Produktet |
"Ju lutem sillni më shumë produkte shqiptare në Kinë," tha Wang Bingnan, ndihmësi i ministrit të Tregtisë së Kinës, në hapje të ekspozitës së mallrave në Ningbo të martën.
Zyrtari i lartë kinez çeli ekspozitën e mallrave të vendeve të Europës Qendrore e Lindore, ku firma të përpunimit të ushqimeve, bimëve mjekësore, etj., marrin pjesë në edicionin e 14-të e mallrave të konsumit.
Shqipëria prezanton në këtë panair firma të prodhimit të mjaltit, vajit të ullirit, verës, bimëve mjekësore, etj., të cilat gjatë ditëve të ekspozitës synojnë të shesin produktet e tyre dhe të lidhin kontrata bashkëpunimi me rreth 300 kompani kineze.
Qeveria vendore e Ningbo-së po projekton hapjen e pavijoneve të përhershme me produkte të importuara nga këto vende europiane. Investimet kineze në vendet e Europës Qendrore e Lindore po kap in maja të reja. Firma kineze kanë investuar mbi 5 miliardë dollarë amerikanë në këtë rajon në sektorë të tillë si energjia, infrastruktura dhe makineritë, duke synuar dhe investimet e gjelbra ndër të tjera. Me 131 programe investimesh të hapura për bashkëpunim mes afro 200 kompanive nga 16 vende të Europës Qendrore dhe Lindore dhe rreth 300 kompanive kineze, ekspozita është një mjedis i begatë tregtar dhe investimesh. (Leftion Peristeri)