PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ningbo, Shqipëria i dorëzon 'pasaportën turistike' Kinës
2015-06-08 14:51:11 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria po merr pjesë në Konferencën e Koordinimit të Turizmit që organizohet në kuadër të Ekspozitës së Tregtisë dhe Investimeve në Ningbo të Kinës.

Më herët të hënën, gjatë takimit me ndihmësin e ministrit të Tregtisë së Kinës, Wang Bingnan, zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Selim Belortaja, i dorëzoi zyrtarit kinez 'pasaportën turistike', një libërth që përmban burimet e turizmit shqiptar.

Belortaja tha se shpreson se përmirësimi dhe rritja e dialogut midis dy vendeve do të shtojnë numrin e turistëve. "Politika më të mira nga të dyja vendet mund të nxisin turizmin dhe shtojnë numrin e udhëtarëve që vizitojnë të dy vendet tona," shtoi ai.

Zoti Wang uroi që Shqipëria do të bëjë një prezantim të suksesshëm para investuesve në Konferencën e Koordinimit të Turizmit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China