20150608fenghui |
Liderët e Grupit të 7 vendeve, ku bëjnë pjesë Gjermania, SHBA-ja, Kanadaja, Japonia, Franca, Anglia dhe Italia u mblodhën në qytezën Garmisch-Partnekirchen ku presidenti amerikan nënvizoi se "Gjatë dy ditëve ne do të diskutojmë çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen tonë të përbashkët, si të bëjmë ekonominë globale të krijojë më shumë shanse punësimi, si të ruhet lulëzimi dhe fuqizimi i Evropës, si të nxitet procesi i tregtisë së lirë ndëratlantike, si të kundërshtojmë së bashku ndërhyrjen ruse në Ukrainë dhe si të luftojnë kundër terrorizmit dhe ndryshimit të klimës.
Nga ana e saj kancelarja gjermane Angela Merkeli u shpreh se "SHBA-ja është vend partner dhe mik i Gjermanisë, megjithëse kemi dallime, na bashkojnë parime të njejta. Gjermania dhe SHBA-ja ndajnë të njejtin mendim se duhet të vazhdohen sanksionet ndaj Rusisë, deri sa Putini të respektojë Marrëveshjen e Armëpushimit të Minskut. Pak kohë më parë në Gjermani protestuan rreth 30 mijë vetë kundër G7-ës, lidhur me çeshtjen e Ukrainës,ku u theksua se pa pjesëmarrjen e Rusisë, G7 nuk mund të zgjidhë këtë krizë. BE-ja mund të luajë një rol të rëndësishëm për këtë ndaj presidenti i Këshillit të Evropës Tusk theksoi se "Grupi i 7 vendeve po diskuton sanksionet ndaj Rusisë dhe nëse dikush propozon ndryshimin e tyre, atëhere duhet folur vetëm për forcimin e sanksioneve."