Nga ana e tij, ndihëmsi i ministrit të Tregtisë të Kinës, Wang, Bingnan, e falenderoi zotin Belortaja për prezantimin. Ai tha se Kina ka sipërmarrje të mëdha me aftësi të forta, të cilat i nxit për të marrë pjesë në projektet e infrastrukturës dhe në zhvillimin e zonave të lira ekonomike.
"Ne inkurajojmë institucionet financiare që të ploteësojnë gjithashtu nevojat e Shqipërisë," tha Wang, ndërsa e ftoi zotin Belortaja të bëjë një prezantim të mirë në konferencën e bashkëpunimit turistik midis Kiëns dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. (Leftion Peristeri)