PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kërkon nga O.B. e Shangait të forcojë sigurinë rajonale
2015-06-05 19:31:41 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës i ka bërë thirrje Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (O.B. të Shangait ) të luajë një rol më të madh në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ai i bëri komentet në takimin e ministrave të Jashtëm të O.B. të Shangait në Moskë.

"Të gjithë anëtarët duhet ta kenë prioritet bashkëpunimin për sigurinë dhe O.B. e Shangait duhet të ndërtojë një platformë të besueshme për promovimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit. Duhet të kombinojmë masa të shumta për një qeverisje sa më të plotë, të rrisim aftësinë për të ruajtur stabilitetin dhe të kontrollojmë situatën, si dhe të eleminojnë faktorët e paqëndrueshëm. Duhet të zgjidhim çështjet delikate rajonale përmes dialogut dhe konsultimeve; të shmangim konfliktet e armatosura dhe konfrontimet e dhunshme. Duhet të mbështesim konceptet e reja të sigurisë si Fryma e Shangait dhe Konceptin e Sigurisë për Azinë, të nxisim përpjekjet arritjen e paqes në Afganistan dhe të parandalojmë përsëritjen e 'tri forcave të së keqes.'"

"Tri forcat e së keqes" është një term që i referohet terrorizmit, separatizmit dhe ekstremizmit.

Vendet anëtare në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait janë Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani, ndërsa Irani, Afganistani, India, Mongolia dhe Pakistani janë vende vëzhguese. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China