Presidenti ukrainas Petro Porochenko tha se Rusia mund të ndërmarrë një agresion me përmasa të mëdha kundër Ukrainës, ndaj ushtria duhet të jetë e përgatitur. Gjatë fjalës në parlament, Porochenko tha se ushtria duhet të jetë e përgatitur jo vetëm për sulmet e armiqve të Donbasit, por dhe për agresionin rus. Ai bëri të ditur shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen, duke bërë thirrje për përgatitje konkrete jo vetëm ushtarake, por edhe diplomatike në përkrahje të Ukrainës. Kreu i shtetit ukrainas tha se pa rikthimin e Krimesë dhe zgjidhjen e krizës në Donbas nuk duhen hequr sanksionet ndaj Rusisë. Sipas mediave ruse, ministri i jashtëm Larvrov është shprehur se Kievi shpërfill detyrimet e veta, ndaj marrëveshja e Minskut nuk është respektuar.
Në shkurt të këtij viti, palët arritën marrëveshjen e armëpushimit në Minsk, por prej mbarimit prej 3 muajsh të armëpushimit situata në lindje të Ukrainës mund të përfshihet sërish nga trazirat. (Du)