I pranishëm të shtunën në Londër në një veprimtari për 50 vjetorin e marrëdhënieve kino-britanike, ambasadori i Kinës Liu Xiaoming theksoi se në bazë të partneritetit strategjik qëndron njohja reciproke, e cila nxit bashkëpunimin e mëtejshëm. Ambasadori Liu tha se në 50 vitet e fundit, Shoqata e Miqësisë kino-britanike ka kontribuar në njohjen reciproke, duke promovuar Kinën e vërtetë në opinionin britanik, si një urë lidhëse midis dy vendeve.
Sipas ambasadorit Liu vendet perëndimore nuk kanë njohje të mjaftueshme për Kinën e sotme, ndaj ekzistojnë opinione të ndryshme për zhvillimin e saj ekonomik, nismën "Një brez, një rrugë" apo kërcënimin nga Kina. Lidhur me këtë Liu Xiaoming tha se njohja është një proces i gjatë dhe i rëndësishëm për Kinën, Britaninë dhe vendet perëndimore. (Xu Guang)