Sprinteri kinez Su Bingtian është i pari aziatik që zyrtarisht ka thyer rekordin prej 10.00 sekondash në vrapimin 100 metërsh. Kjo arritje u shënua të shtunën në Eugene Grand Prix, ku vrapuesi kinez u rendit i treti në garë me 9.99 sekonda, duke lënë pas amerikanët Tyson Gay me 9.88 sekonda dhe Mike Rodgers me 9.90.
Kinezi Zhang Peimeng në Kampionatin Botëror të Moskës në vitin 2013 arriti rezultatin më të mirë në vrapimin në 10.00 sekonda. Atleti kinez Su plot besim pret të garojë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në "Folenë e Zogut" në Pekin në gusht.(Eda Merepeza)