Parlamenti i Ukrainës votoi prishjen e njëanshme të pesë marrëveshje të bashkëpunimit ushtarak me Rusinë.
Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunimin e shërbimeve të inteligjencës të ushtrisë dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Përveç kësaj, parlamenti mbështeti gjithashtu tërheqjen e Ukrainës nga marrëveshjet që rregullojnë transportin ushtarak midis dy vendeve.
Rusia nuk ka komentuar ende mbi ndikimin e mundshëm që do të kenë lëvizjet e Kievit.
Marrëveshja transportit u kishte lejuar trupave ruse të kalonin nëpër territorin e Ukrainës drejt vendndodhjes së një misioni paqeruajtës në Moldavi. (Leftion Peristeri)