Të martën sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg takoi me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov në Belgjikë. Të dy zyrtarët ndanë të njëjtin mendim se NATO-ja dhe Rusia duhet të forcojnë transparencën ushtarake për të shmangur daljen nga kontrolli të gjendjes në Ukrainë.
Sipas një deklarate për shtyp të publikuar nga NATO-ja, gjatë takimit Stoltenberg ritheksoi qëndrimin e aleancës mbi konfliktin në Ukrainë dhe i bëri thirrje palës ruse të zbatojë plotësisht marrëveshjen Minskut, duke i lejuar Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Europës të mbikëqyrë zbatimin e plotë të armëpushimit.
Të dyja palët diskutuan edhe nevojën e mbajtjes së vazhdueshme të kontakteve. "Ruajtja e kontakteve është shumë e rëndësishme për forcimin e aftësisë parashikuese dhe parandalimin e mosmarrëveshjeve," tha Stoltenberg Ai shtoi se NATO-ja dhe Rusia do të mbajnë kontakte diplomatike dhe politike. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)