PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rihapen objektet turistike në Tibet
2015-05-20 09:42:01 CRI Komenti juaj Printoni

Një numër objektesh turistike në qytetin Xigaze në jug të Rajonit Autonom të Tibetit janë rihapur pas mbylljes për shkak të tërmetit që goditi këtë zonë. Përfaqësuesi i Zyrës Turistike të qytetit Xigaze, Li Junliang tha se autoritetet garantojnë sigurinë e objekteve turistike.

" Disa nga stacionet turistike, si manastiret Tashilhunpo dhe Sakya si dhe Kulla Gyangtse tashmë janë të hapura për turistët. Shumë turistë udhëtojnë në Malin Qomolangma (Everest), si dhe në lumin Yarlung Zangbo. Ndaj i garantojmë ata se këto zona turistike tashmë janë të vizitueshme."

Qarkullimi drejt qytetit Xihaze ishte ndërprerë tërësisht pas tërmetit të 25 prillit në Nepal, i cili shkaktoi 26 viktima, mijëra të pastrehë dhe dëme të konsiderueshme materiale në jug të Tibetit. Xigaze është qyteti më i madh kinez pranë Malit Qomolungma (Everest).(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China