NATO-ja e Ukraina bënë të mërkurën një deklaratë të përbashkët ku shprehet shqetësimi për dislokimin e mundshëm nga Rusia të armëve bërthamore në Krime.
Në deklaratë thuhet se Rusia duhet të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar duke ndaluar krijimin e faktorëve që nxisin destabilitetin në Ukrainë.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u shpreh se Rusia duhet të lejojë vëzhguesit e Organizatës së Sigurisë e të Bashkëpunimit të Europës (OSBE) të shkojnë në rajonin e konfliktit për të mbikëqyrë procesin e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit.
Presidenti rus Vladimir Putin u takua të martën me John Kerry-n. Gjatë takimit, Putini theksoi se palët duhet të respektojnë me rigorozitet marrëveshjen e re të Minskut dhe pala ruse do të ofrojë të gjithë përkrahjen e mundshme për këtë. (Fani)