Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun i tha të hënën presidentit ukrainas Petro Poroshenko se do të konsultohet me anëtarët e Këshillit të Sigurimit për krijimin e mundshëm të një zyre të OKB-së për mbështetjen e paqes në Ukrainë.
Në një bisedë telefonike mes tyre, Ban dhe Poroshenko theksuan rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Minskut të shkurtit 2015 dhe diskutuan se si mund ta mbështesë OKB-ja zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Konflikti në Ukrainën Lindore ka shkaktuar deri tani vdekjen e më shumë se 6100 vetave. Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të dielën, gjatë një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel, se kriza në Ukrainë duhet të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut politik. (Artan Goga)